Mitevski i ka hudhur edhe mobiliet e katër sindikatave

Assesi të ndalojnë trazira në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Kryetari Zhivko Mitrevski pasi që i largoi nga anëtarësia katër sindikata, këtë vikend ua hodhi edhe mobiliet e zyrave të tyre, njofton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e katër sindikatave, thonë se në këtë mënyrë Mitrevski vetëm e tregon fuqinë dhe tregon se nuk është i interesuar për bashkëpunim. Ndodhitë në LSM përsëri i nxorën punë policisë. Njeriun e parë të LSM-së e akuzojnë se me dhunë dhe pa drejtë i ka larguar nga Sindikata.

Përndryshe, në fund të dhjetorit të vitit 2016, katër degë të sindikatës nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM-së, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash, transmeton Portalb.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button