Sulmohen zyrtarët policorë në Shtip dhe Prilep

Zyrtarë policor të SPB Shtipit kanë paraqitur padi penale “parandalim të personit zyrtar për kryerjen e detyrës zyrtare”, të bërë nga ana e një minoreni 15 vjeçar, njofton Portalb.mk.

“Rreth orës 03:30 minuta bashkë me një zyrtar policor I.A. janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare dhe për një moment kanë hetuar se personi i paraqitur bashkë edhe me një person tjetër kanë tentuar ta kryejnë veprën penale. Kur i janë afruar, minoreni e ka shtyrë zyrtarin policor, i cili ka e ka humbur baraspeshën, ka rënë dhe e ka goditur kokën për mbrojtësen metalike. Në atë moment të dy personat kanë arritur që të ikin”, thonë nga MPB.

Zyrtari policor është dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit ku i janë konstatuar lëndimet dhe i është dhënë ndihmë mjekësore. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësit të veprës dhe për pastrimin e plotë të rastit.

Në ndërkohë në Prilep, një zyrtar policor , i cili ka punuar si sigurim në vendin e një aksidenti të komunikacionit, ka para1itur se verbalisht dhe fizikisht është sulmuar nga T.J., njëri nga pjesëmarrësit në aksident.

T.J. e ka mallkuar, kërcënuar dhe i ka thënë fjalë vulgare zyrtarit policor. Kur ka arritur grupi për intervenim, T.J. është arrestuar dhe është dërguar në Urgjencën e Prilepit që t’i merret gjak për analiza.

“Pas arritjes, T.J. ka vazhduar me kërcënime verbale dhe ofendime, ndërkaq i njëjti ka arritur që edhe ta gërvisht  zyrtarin policor në dorën e djathtë”, deklarojnë nga MPB.

Rasti është dokumentuar, ndërkaq kundër kryerësit do të paraqitet padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button