Ibrahimi: Askush nuk do të mbetet i dëmtuar nga transferimi në shtyllën e dytë pensionale

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi thotë se askush  nga qytetarët të cilët janë transferuar nga shtylla e parë pensionale në të dytën dhe në atë mënyrë kanë pasur dëme financiare nuk do të mbetet i dëmtuar, edhe pse, ashtu siç potencon, materiali është kompleks dhe kërkon më shumë kohë që të dilet me të dhëna të sakta dhe zgjidhje konkrete, transmeton MIA.

Prejse u paraqit një numër i caktuar i qytetarëve të cilët pas  vendosjes në sistemin me dy shtylla janë transferuar  nga i pari në shtyllën e dytë dhe në atë mënyrë kanë pësuar dëm material”, MPPS paralajmëroi se do të bëjë analizë dhe do të ofrojë zgjidhje të caktuara.

“Bëhet fjalë për material mjaft kompeks. Tani punojmë në kryqëzimin e të dhënave. Atje ku kemi përputhje do të thotë këtu është e lehtë, zgjidhëse, megjithatë atje ku kemi diversitet të të dhënave, për shembull ato të cilat janë nga Fondi për shoqëri  pensionale dhe MAPAS, këtu veçmë duhet të punojmë në çdo rast veç e veç. Megjithatë edhe te këto kryqëzime çdo person, i cili realizon pension i cili ka hyrë në shtyllën e dytë është tregim i veçantë. Nëse është, për shembull, shfrytëzues i stazhit të beneficuar, sepse nëse është shfrytëzues i stazhit të beneficuar ende më kompeks është rasti, do të thotë duhet të llogaritet nëse është person i ARM-së, nëse është minator, nëse është shofer, sepse secili ka prej 12 në 15 muaj stazh të beneficuar dhe çdo rast veç e veç. Për atë ekipit i duhet pak më shumë kohë se sa që së pari ishte menduar që të dalim me të dhëna të sakta dhe të japim zgjidhje konkrete se si të tejkalohet problemi”, thotë ministri Ibrahimi në intervistë për Televizionin e Maqedonisë.

Veçanërisht, ashtu siç thotë, e gëzon vullneti i mirë i shoqërive pensioniste të cilat përparojnë me mjete nga shtylla e dytë.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kush i ka detyruar këto njerëz  ta bëjnë atë dhe të transferohen në shtyllën e dytë pensionale, në vend se të mbesin në të parin ministri Ibrahimi thotë se njohuritë e para janë se faji  është edhe te vetë personat të cilët kanë nënshkruar marrëveshje, megjithatë një pjese është edhe te agjentët të cilët nuk ua kanë treguar gjendjen  se do të dëmtohen, se transferimi nuk është më i lehtë për to.

“Megjithatë nuk duhet të kërkojmë tani se kush është fajtor, por të gjejmë zgjidhje adekuate që personat të mos dëmtohen. Edhe ajo që është si përfitim që duhet ta realizojnë ta kthejnë prapa, thotë ministri i Punës dhe Politikës Sociale në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button