Aderholt: Ende presim përgjigje nga Bejli për akuzat për partizim të punës së Ambasadës

 Kongresmeni republikan amerikan nga Alabama, Robert Adrholt deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje të letrës që së bashku edhe me pesë kongresmenë tjerë  e dërguan deri te Ambasada Amerikane në Shkup para një muaji dhe në të cilën kërkuan raport për financimin e organizatave të lidhura majtiste dhe partiake me para të obliguesve tatimor amerikan.

“Ambasadori ndoshta punon në disa përgjigje. Unë kam nënshkruar letër me kolegët e mi dhe dëshironim të informohemi kur dëgjuam informata brengosëse të dërguara drejt nesh, si kongresmenë të cilët e kemi vizituar Maqedoninë, të cilët kemi udhëtuar dhe punuar atje me liderë të ndryshëm në vend. Ekziston brengë nga ana jonë se si janë shpenzuar një pjesë e atyre parave. Ne as nuk kemi marrë përgjigje, por nëse ambasadori punon në diçka, besoj se do të na japë përgjigje në kohë, kur do ta kompletojë informatën”, deklaroi Aderholt për Televizionin e Maqedonisë, shkruan MIA.

Ai ishte pjesë e grupit në të cilën ishin edhe kongresmenë të shquar si Kristofer Smith dhe Lui Gomert, të cilët kërkuan përgjigje nga ambasadori Xhes Bejli për financimin e organizatave joqeveritare të lidhura me miliarderin Xhorxh Soros në Maqedoni, si dhe për citimet se Ambasada amerikane është ndalur në anën e partisë së LSDM-së në negociatat për organizim të zgjedhjeve dhe pas tyre.

Aderholt thotë se kongresmeni Smith, si kryesues i komisionit për bashkëpunim me OSBE-në në Kongresin amerikan, ka punuar në një numër të madh të rasteve të tilla  për politizim të programeve amerikane për ndihmë të shteteve të huaja, në mbarë  botën. Smith paralajmëroi organizim të hetimit nga ana e Kongresit amerikan për punën e ambasadorit Bejli dhe i bëri thirrje të japë dorëheqje derisa akuzat për keqpërdorim të parave për ndihmë në qëllimet politike konfirmohen.

Senatori Majk Li u bashkangjit në thirrjen e gjashtë kongresmenëve për hulumtim të punës së ambasadës amerikane në Shkup. Thirrjet për hetim dhe revokim të Bejlit erdhën edhe nga fondacioni kontravers Heritixh, ndërsa mediat e afërta me Shtëpinë e bardhë republikane si Foks njuz dhe Brajtbart emituan stori të tyre në këtë temë ditëve të fundit.

Në raportet e gazetarëve thuhet se paratë e ambasadës amerikane janë ndarë në organizatat e formuara nga fondacioni i Xhorxh Soros të cilët kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme dhe të cilat kanë lidhshmëri partiake me LSDM-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button