Trump i quajti disa media amerikane “armiq të amerikanëve”

Presidenti amerikan Donald Tramp sërish dërgoi kritika të ashpra deri te mediat, duke i quajtur disa televizione të mëdha dhe një gazetë si “armiq të amerikanëve”.

Ai në Tuiter ashpër i kritikonte gazetën “Nju-Jork tajms” si dhe televizionet En-Bi-Si Njuz, Ej-Bi-Si, Si-Bi-Es dhe Si-En-En, duke i quajtur “media të cilat publikojnë informata të rrejshme”. Tramp shkruajti në Tuiter se ato media “nuk janë armiq të tij, por të amerikanëve”.

Presidenti amerikan shkruajti menjëherë pas arritjes në Florida, në rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago.

Tramp të enjten në konferencën për shtyp në Shtëpinë e bardhë i kritikonte gazetarët se shumica prej tyre nuk ua transmetojnë të vërtetën njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button