Pse kirurgët mbajnë uniforma të gjelbra?

Më parë uniformat për personelin mjekësor ishin vetëm të bardha. Megjithatë , në fillim të shekullit të 20-të një mjek konkludoi se ngjyra e gjelbër  e uniformave mundet shumë t’i ndihmojë kirurgët.

Domethënë, ngjyra e bardhë për shkak të intensitetit të saj mund të shpërqendrojë kirurgët të cilët janë të fokusuar në ngjyrën e kuqe të gjakut.

Efekt të ngjashëm paraqitet  edhe kur shëtisni në dëborë në një ditë me diell, sepse syve tanë i duhet kohë që të mësohen në kontrastin e madh të ngjyrave.

Duke e konsideruar ngjyrën e gjelbër apo blu si ngjyrë të kundër të së kuqes në spektrin e ngjyrave, ato ndihmojnë që kirurgët të jenë të përqendruar tek pacienti.

Kjo në fund e ul mundësinë për gabime gjatë operacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button