Dogana ka konfiskuar 15 monedha ari
15 monedha ari me etiketë Franc.Ios.I.D.G.Avstriae Imperator, me një peshë të përgjithshme prej 160 gramëve janë zbuluar në aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup gjatë një kontrolli të një shtetasi maqedonas që fluturonte për në Bazel.
Monedhat e arit së bashku me faturën me vlerë prej 7.000 frankave zvicerane të dhënë nga banka e Zvicrës janë gjetur në xhepat e udhëtarit.
Kundër personit është ngritur padi penale.