I zhdukur që në 10 dhjetor 2016, ujërat nxjerrin trupin e shqiptarit. Ja emri

Ishte zhdukur që në 10 dhjetor të vitit të kaluar pa lënë asnjë shenjë dhe është gjetur mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për një shqiptar 26-vjeçar, i cili sipas policisë italiane ishte zhdukur pasi kishte tentuar që të vidhte një vilë, shkruan Syri.net, përcjell Portalb.mk.

Ujërat e një kanali në Breshia, Itali kanë nxjerrë mbrëmë trupin e Dorjan Pujës, të riut që kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Ishte anëtarët e familjes së Pujës në Shqipëri, që kishin bërë denoncimin për zhdukjen e tij, pasi prej disa ditësh nuk kishin marrë asnjë lajm për djalin e tyre.

Pas denoncimit, policia, zjarrfikësit dhe trupat e ndihmës së shpejtë kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij, por nuk ishte bërë e mundur. Për ta kërkuar ishte ngritur edhe një helikopter, por edhe pse në terren kishin dalë më shumë se 100 njerëz, ai nuk ishte gjetur.

Pas kërkimeve intensive për disa ditë, ishte vendosur ndërprerja e tyre në pritje të zhvillimeve, që kanë marrë një përgjigje mbrëmë. Trupi i pajetë i 26-vjeçarit Dorjan Puja është nxjerrë nga uji.

Policia tani kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, nëse ishte diçka aksidentale apo një vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button