Nikoliq ka vendosur që të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në Serbi
Presidenti serb Tomisllav Nikoliq do të kandidohet sërish në zgjedhjet presidenciale, njofton “Sputnik”, ndërsa më vonë edhe B92 e ka konfirmuar informacionin, duke iu referuar burimeve në kabinetin e Nikoliqit.
Mediat serbe njoftuan se Nikoliq, vendimin për kandidaturën e ka marrë mbrëmë në kremtimin e ditëlindjes së 65-të.
Kur mediat serbe e publikuan këtë lajm, Nikoliq në profilin e tij në Tuiter shkroi: Nuk ka tërheqje.
Në pyetjen e gazetarëve: nëse është tërhequr nga kandidatura, Nikoliq theksoi: Do të merremi vesh