Canoski: Besoj se Velija së shpejti do të lirohet

“Për herë të parë këtë fytyrë e pash në A1, ndërkaq për herë të fundit në “TV Nova”. Vitet e kaluara, prej kur nuk ekziston A1 lehtë e ka pasur me Sitelin, Kanal 5 dhe së shpejti me televizionet satelitë që të manipulojë me popullin. Respekt për Telmën dhe 24 Vstin për punën dhe guximin në vitet e fundit, me të cilat e kanë rritur shikueshmërinë, por megjithatë ende janë larg nga shikueshmëria e Sitelit. Që ta arrijnë, duhet kohë, veçmas duke e pasur parasysh se populli jonë e ka të rëndë që t’i ndryshojë shprehitë”, shkruan Sefer Canoski, dhëndri i të burgosurit Velija Ramkovski, apo ish pronari i Televizionit të mbyllur A1, njofton Portalb.mk.

Gruevski në "TV Nova"
Gruevski në “TV Nova”

“Në atë kohë, Sitel me ndihmën e pushtetit bëri përpjekje që ta ulë rejtingun e A1, por nuk arriti. Sikur të kishin arritur, ndoshta edhe Velija do të merrte dënim më të ulët. Por shkuan punët gjerë në fund dhe ndodhi gjithçka ajo që ndodhi. Dhe na ndodhë ajo që po na ndodhë. Velija përpara disa ditëve i ka mbushur 70 vjet. 6 vite është në burg dhe ka edhe 8 të tjera. Është korrekte? Nuk është, fare. Me rëndësi është se është mirë dhe në rrethana të tilla është shëndoshë dhe gjallë, por dhe normal. Edhe vet, përpara se të burgoset, deklaroi një pjesë të madhe të punëve që do të na ndodhin në gjashtë vitet e ardhshme, gjegjësisht ato që kaluan. Sinqerisht shpreson se Velia së shpejti do të lirohet dhe do të shpallet hero, i cili tregoi guxim të madh. Ai u sakrifikua pasi që doli kundër së keqes që edhe sot e kësaj dite e shohim në televizion”, shkruan Canoski.

Përndryshe, ish pronaro i A1, Velija Ramkovski, në procesin “Merimanga” bashkë me 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” u burgosën, për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski fitoi dënim me burg prej 13 viteve, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button