13 probleme që vetëm një bionde mund t’i kuptojë

1) Është e shtrenjtë. Mirëmbajtja e vazhdueshme për të qenë një bjonde nuk është e lirë. Të lyesh flokët çdo 4 javë për të hequr qafe rrënjët e errëta mund të jetë një shpenzim prej 100 mijë lekësh (të vjetra) në muaj ose dhe më shumë. Plus pastaj trajtime  të veçanta për ngjyrën si shampoo apo conditioner. Vetëm shpenzime, dollar, euro, çdo muaj. Shkruan CLASS, transmeton Portalb.mk

2) Biondoreksia. Me siguri nuk jam e vetmja që ka vuajtur nga biondoreksia. Nuk ka pasur kurrë një pikë ku unë mund të jem ndier mjaftueshëm bionde dhe mania për ta hapur ngjyrën gjithmonë e më shumë, të kthehet në një opsesion të vërtetë.

3) Ju ndiheni si Grace Kelly, menjëherë pasi lyeni flokët, por një muaj më vonë jeni fiks si Britney Spears. Është një punë me kohë të plotë të jesh bionde. Ju duhet vazhdimisht ta ruani atë si në ditën e parë të muajit. Gjithashtu, ajo ndikon në gjendjen shpirtërore. Ndihem me shumë vetëbesim menjëherë pasi i kam lyer ato dhe një tmerr i vërtetë kur më kalon data qoftë dhe me një ditë.

4) “Preja e 40 vjeçarëve”. Jam e sigurt se të gjitha biondet e kanë përjetuar këtë në një pikë të jetës së tyre. Është gjithmonë ai burri 40 vjeçar ose dhe më i madh që të përshpërit  “kam një dobësi për biondet.” Jo për t’u dukur mendjemadhe, por kjo ngjyrë nganjëherë të jep shuuuumë vëmendje.

5) 50 hijet e biondes. Ka kaq shumë nuanca të ndryshme biondesh, sa i gjithë procesi lyerjes mund të jenë shumë konfuz. A doni të jetë e artë, e bardhë, mjaltë, platin, luleshtrydhe? Nuk e di! Dua të jem bionde!

6) Stereotipet. Shpesh, njerëzit thjesht nuk presin që të jesh e zgjuar dhe e mprehtë, kur je një bionde. Por e dini çfarë? Vetëm kush ka fatin të na njohë nga afër mund ta kuptojë se si një njeri i vetëm flet për artin, Hollivudin dhe Nasën në të njëjtën kohë. Dhe mundësinë hehe, nuk ua japim të gjithëve.

7) “A je një bionde natyrale?” A mund ta zhdukim ju lutem këtë pyetje nga gjuha shqipe? Unë gjithmonë them, “Po, sigurisht që po. Dhe aty tregoj fotot e mia të maksimumit deri 3 vjeç, më pas s’di si ta shpjegoj ndryshimin e flokut në të zi, por këtë pjesë më mirë mos t’ua themi, askujt, asnjëherë.”

8) Pseudonimet. Bionde, Marilyn, Kokëkashta, Kokëlimonia, Rapunzeli etj. etj.

9) Nuk mund të vishni kurrë ngjyrë të verdhë. Dëgjoni, disa biondeve mund edhe t’ju shkojë, por unë përfundimisht nuk jam një prej tyre. Më bën të dukem si banane, një banane e shpëlarë.

10) Majat e këputura. Janë një dukuri e përditshme, kur je një bionde. Trajtimet e vazhdueshme janë një domosdoshmëri dhe ja ku shkojmë prapë në pikën  #1. Çfarë thamë? Ah po, të qenit  bionde është suuuper e shtrenjtë.

11) “Ishin dy bionde …” Ha ha, na shkritë, vdesim fare me këto shakatë idiote me bionde.

12) Lufta e përjetshme me brunet. Sinqerisht, shumica e mikeshave të mia më të afërta janë gjithashtu bionde. E çfarë mund të them, më të mirët rrinë gjithmonë bashkë. Megjithatë bëjmë dhe përzierje, madje kokëkuqet dhe flokëzezat i kemi shumë qejf.

13) Gjeni një parukier/e ndër më të mirët “. Unë ndihem me të vëtetë e bekuar që flokët e mi janë në duar të sigurta. Do të ndiheni shumë më vetvetja kur “biondlliku” juaj të jetë “On Point”. Fundja nga aty na rrjedh e gjithë lumturia…apo jo bionde?!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button