Rohani dëshiron marrëdhënie të mira me vendet e Gjirit Persik

Presidenti iranian Hasan Rohani deklaroi se vendi i tij dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët e saj arab nga rajon i i Gjirit.

Rohani këtë e deklaroi në fillim të vizitës së tij njëditëshe në Oman dhe Kuvajt, që do të jetë e para pasi erdhi në pushtet në vitin 2013, transmetuan mediat britanike.

“Në bazën e politikës së Republikës Islamike Irani çdoherë kanë qëndruar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe siguria në Gjirin Persik”, theksoi Rohani, ndërsa transmeton agjencia iraniane IRNA.

Ai, gjithashtu, porositi se duhet të ketë unitet më të madh midis shiitëve dhe sunitëve, duke deklaruar se ata “me qindra vite kanë jetuar në paqe”.

Marrëdhëniet midis Iranit, me popullsi dominuese shiitë, dhe vendet dominuese sunite arabe, posaçërisht me Arabinë Saudite, mbeten të tensionuara për shkak të mbështetjes së tyre të kampeve armiqësore në konfliktet në Siri dhe Jemen.

Arabia Saudite dhe Bahrejni në janar të vitit 2016 i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pasi demonstruesit e dogjën Ambasadën saudite në Teheran. Në shenjë solidariteti demonstrues me Riadin, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i thirrën ambasadorët e tyre nga Teherani, ndërsa vetëm Omani shprehi keqardhje për sulmin, me ç’rast i vendosi themelet mbi marrëdhëniet e saj më të mira me Iranin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit në fund të janarit realizoi vizitë të pazakonshme në Teheran dhe bëri thirrje për dialog të sinqertë midis Iranit dhe fqinjët e saj në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button