Dy deputetëve malazezë, të dyshuar për “puç”, u hiqet imuniteti

Parlamenti i Malit të Zi, me 42 vota të deputetëve, u hoqi imunitetin dy ligjvënësve të opozitës, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të akuzuar për konspiracion kriminal. Shkruan REL, transmeton Portalb.mk

Për imunitetin e tyre u votua me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e cila akuzon Mandiqin dhe Knezheviqin se, më 16 tetor, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, kanë përgatitur sulm terrorist me qëllim ndryshimin e dhunshëm të qeverisë.

Ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të vrarë kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq.

Seanca nisi me vonesë, pasi në sallën e Kuvendit u shfaq tym i bardhë, por që nuk dihet ende nga kush.

Deputetët opozitarë në Mal të Zi bojkotojnë punën e Parlamentit qysh nga zgjedhjet e tetorit, të cilat, sipas tyre, nuk kanë qenë të rregullta sepse janë mbajtur në atmosferë të “grushtshtetit të dyshuar”.

Mandiq dhe Knezheviq janë deputetë të partisë opozitare Fronti Demokratik, e cila ka qëndrime pro Kremlinit.

Me zhveshjen nga imuniteti, ata mund të ndiqen penalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button