Komuna e Gostivarit: Inspektoratit Republikan për Transport Rrugor intervenon në mënyrë joligjore
Sektori për Urbanizëm, Komunikacion, Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për, siç thonë ata, veprimin joligjor të Inspektoratit Republikan për Transport Rrugor, njofton Portalb.
“Ky inspektorat, jashtë kompetencave të veta ditën e premte (09.02.2017), ka kryer kontrolle të automjeteve që bartin nxënësit e shkollave brenda territorit të Komunës së Gostivarit, një kompetencë që nuk i takon dhe bie ndesh me ligjin për transport në komunikacionin rrugor”, reagojnë nga Komuna e Gostivarit.
Në ligjin për transport, thonë nga Komuna, në komunikacionin rrugor, respektivisht neni 87, saktësohet që: “Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe rregullat e sjella në bazë të këtij ligji që lidhet me transportit rrugor komunal, transportin e taksi-veturave, si dhe transportin e veçantë të udhëtarëve, kryhet në territorin e komunës nga inspektorët e autorizuar për qarkullimin rrugor të nivelit komunal”.
“Ligji tregon saktë që kompetencat për këtë lloji veprimtarie i takojnë Inspektoratit të autorizuar për qarkullimin rrugor të Pushtetit Lokal. Duke u thirrur në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, konkretisht nenin 87, ky intervenim i Inspektoratit republikan për transport rrugor, rezulton të jetë tendencioz dhe i motivuar politikisht. Ftojmë organin e lartpërmendur tu bindet dispozitave ligjore, dhe në të ardhmen të mos ndërhyjë në kompetencat e garantuara me ligj të Pushtetit Lokal, në këtë rast të Komunës së Gostivarit”, thuhet në kumtesën e Sektorit për Urbanizëm, Komunikacion, Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor,