Shtëpia e Bardhë nuk do të insistojë për zgjidhje me dy shtete izraelito-palestineze

SHBA-ja më nuk do të përpiqet të “diktojë” kushte për zgjidhje eventuale paqësore në përleshjen midis Izraelit dhe Palestinës, por do ta mbështesin atë që të dyja palët do ta dakordojnë, deklaroi një përfaqësues i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Shtëpia e Bardhë hoqi dorë nga politika e tanishme për zgjidhjen e përleshjeve izraelito-palestineze. Funksionari anonim thotë se Shtëpia e Bardhë më nuk do të insistojë për zgjidhje me dy shtete, para takimit të presidentit amerikan Donald Tramp dhe kryeministrit izralit Benjamin Netanjahu.

Kjo zgjidhje me dy shtete me dekada i shërben bashkësisë ndërkombëtare si bazë në tentimet për gjetje të marrëveshjes paqësore për Lindjen e Afërt. Qëndrimi i SHBA-së me dekada ishte se izraelitët dhe palestinezët duhet të bashkëpunojnë përmes rrugës së negociatave të drejtpërdrejta që të vendosen dy vende fqinje, kështu që, në fund, palestinezët do të formojnë shtet të pavarur personal.

Por, para takimit të parë zyrtar në Dhomën ovale midis Trampit dhe Netanjahut, një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë theksoi në heqjen dorë nga ky parim, njofton Hina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button