Oficerët turq morën të drejtën 18-mujore të qëndrimit në Holandë pas kërkesës për azil

Holanda i lejoi të drejtën e qëndrimit prej 18 muajve një grupi të oficerëve turq, të cilët kërkuan azil politik në vend pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Shërbimi holandez për migrim dhe natyralizim solli vendim që oficerët turq dhe familjet e tyre të mbeten në vend gjatë periudhës së domosdoshme për shqyrtim të lutjeve të tyre për azil.

Por, nuk është kumtuar se për sa oficerë turq do të vlejë masa.

Ankaraja kërkon që një numër i caktuar i oficerëve të emëruar në Evropë të kthehen në Turqi, por ata refuzojnë sepse druajnë se do të ndiqen nga gjykatat.

Autoritetet turke për puçin e akuzojnë organizatën terroriste të imamit Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button