Jëldërëm citon se është arritur kontroll i plotë ndaj qytetit sirian Al Bab

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm deklaroi sot se është vendosur kontroll ndaj pjesës më të madhe të qytetit sirian Al Bab.

“Al Bab është marrë pothuajse tërësisht në kontroll. Qëllimi ynë është që të pengojmë hapjen e korridorit në rajon që kontrollohet nga grupet terroriste, drejt Turqisë”, deklaroi kryeministri turk.

Turqia më 24 gusht të vitit të kaluar e filloi operacionin “Mburroja e Eufratit” në Sirinë Veriore, me qëllim që të pastrohet rajoni i kufirit nga luftëtarët e Shtetit Islamik dhe milicisë siriane kurde Forcat për mbrojtje të popullit, që Ankaraja i vlerëson si organizata terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button