Identifikohet kufoma e gjetur dje në lumin Pçinja në Kumanovë

Kufoma që u gjet dje pasdite në lumin Pçinja në afërsi të fshatit Studena Bara të Kumanovë është e 59 vjeçarit Dragan Cvetkovski nga Kumanova i cili gati dy muaj është regjistruar si i zhdukur.

Sipas banorëve vendas trupi i pajetë ishte gjetur i varur në disa degë në lumin Pçinja të cilin e ka hetuar një kalimtar rasti dhe menjëherë e ka lajmëruar në polici.

Pasi djali i Cvetkovskit ka dëgjuar se është gjetur një kufomë, vet ka shkuar në fshat dhe e ka indetifikuar trupin e babait të tij.

Siç thotë edhe vet ai, trupin e babait e ka identifikuar menjëherë nga këpucët që mbante gjatë nxjerrjes prej lumit, por nuk e ka idenë se si ka përfunduar ai aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button