Brukseli: Kriza politike në Maqedoni, dëmton xhepin e qytetarëve

Rritja ekonomike është në robëri të krizës politike, vlerësojnë nga Komisioni Evropian me parashikimin më të ri ekonomik për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Në mes të krizës politike, kompanitë private përmbahet nga investimet, rritja e kredive ishte  thuajse e sheshtë, ndërkaq Qeveria ka mbretëruar në harxhimet kapitale”, thonë nga Komisioni Evropian,

Sipas vlerësimeve, Maqedonia këtë vit duhet të ketë rritje të Bruto-Prodhimit Vendor prej 3.2 për qind, ndërkaq deri në vitin e ardhshëm deri në 3.6 për qind. Megjithatë, përforcimi i pritur në vend është nën rrezik, për shkak të pasigurisë së skenës politike.

Bruksel paralajmëron se investimet do të zvogëlohen, gjithashtu edhe forca shpenzuese e brendshme. Borxhi i shtetit megjithatë, edhe më tej do të rritet edhe atë nga 41.3 për qind nga BVP në 42.4 për qind. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button