Kasami: Është koha e realizimit të reformave të Pribesë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Ermira Asani – Salija dhe Teuta Bilalli, sot ka realizuar një takim me Ambasadoren e Turqisë në Shkup, Tylin Erkal Kara, njofton Portalb.mk.

BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve.

Në këtë takim, siç thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombanitarikat qeveritare.

Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së eurointegrimeve.

BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button