Kryesuesi i OSBE-së, Kurz në Shkup ndoqi debatin për rolin e rinisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër aktual i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, Ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Ambasadorja Nina Suomalainen dhe Grupi rinor këshillëdhënës joformal i Misionit  gjatë debatit në tryezën e rrumbullakët të organizuar gjatë ditës së djeshme në Shkup këmbyen pikëpamjet e tyre mbi perspektivat e rinisë  në luftën kundër radikalizmit terrorist dhe ekstremizmit të dhunshëm, njofton Portalb.mk.

“Krahas këmbimeve të përditshme që bëj me politikanë, zyrtarë dhe ekspertë, unë i vlerësoj shumë dhe ato mundësi për t’i analizuar gjërat nga një perspektivë të ndryshme. Diskutimi për sfidat e sotme me vendimmarrësit e të nesërmes për mua është një pasuri e veçantë. Ne duhet të dëgjojmë rininë, ta fuqizojmë atë dhe ti bëjmë ata pjesë të zgjidhjes”, tha Kurz.

Suomalainen vuri theks mbi vlerën e angazhimit të rinisë, veçanërisht në nivel lokal.

“Besoj se lëvizjet e  drejtuara në nivelin bazë të shoqërive mund të forcojnë qëndrueshmërinë e atyre shoqërive që ballafaqohen me këto fenomene. Ne duhet të dëgjojmë rininë dhe të punojmë bashkë me të nëse duam të kemi sukses”, tha Kurz

Diskutimet në tryeza të rrumbullakëta janë pjesë e aktiviteteve të Misionit që synojnë angazhimin e rinisë dhe shoqërive civile në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.  Kontributi i liderëve të rinj dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe të ekspertëve – Analytica, Qendra për Dialog Ndërkulturor, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci – siguroi bazë të dobishme për vazhdimin e punës në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button