LSDM: Orar fleksibil i punës për prindërit beqar

LSDM-ja në një kumtesë me shkrim paralajmëron se familjet me një prindër dhe prindërit beqarë do të marrin mbrojtje dhe kujdes nga shteti.

“Në gjashtë muaj e parë të formimit të Qeverisë së re, ligjërisht do ta sigurojmë të drejtën e orarit fleksibil të punës për prindërit beqarë. Prindërit e vetëm tani janë të detyruar të marrin pushim mjekësor ose ditë nga pushimi nëse kanë detyrime rreth fëmijëve të tyre, sepse nuk ka kush t’u ndihmojë. Me orar fleksibil të punës ata më lehtë do t’i planifikojnë detyrimet e tyre të përditshme”, thonë nga LSDM-ja.

Nga partia premtojnë se familjet me një prindër me pagë më të ulët nga mesatarja do të lirohen edhe nga të dhënat publike, siç është taksa, transporti publik, të dhënat komunale, si dhe nga kompensimi në kopshte dhe në shkollë fillore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button