Stërvitje e pjesëtarëve të MPB-së dhe ARM-së nën instrukcione të specialistëve amerikanë

Sërvitje përfundimtare nga trajnimi në të cilin është simuluar neutralizimi i grupit armiqësor sot me sukses e kanë përfunduar ekipet e njësiteve speciale të MPB dhe ARM me instruktorë nga Njësitet speciale të SHBA-së.

Në stërvitje kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe ministri i Financave, Kirill Minoski, ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, si dhe gjeneralë nga armata dhe policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, theksoi se mbështetja profesionale dhe trajnimi i suksesshëm paraqesin momente kyçe për detyrimet ligjore të policisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ka kapacitet që ta realizojë të gjitha kompetencat e lëndëve në raport me sigurinë publike dhe shtetërore, ndërsa pikërisht këto trajnime paraqesin elemente kyçe që këto aktivitet të jenë në linjë sinergjike me standardet thelbësore”, tha Nuhiu.

Ky trajnim, informoi ministri Jolevski, është i pari nga 27 të planifikuarat që duhet të realizohen me partnerët nga SHBA-ja dhe sqaroi se ato do të realizohen edhe në segmente tjera, e jo vetëm me njësitet për operacione speciale.

“Është vendosur bashkëpunim i mirë me Komandën për operacionet speciale të NATO-s, ndërsa gjithashtu edhe me Komandën e SHBA-së në Evropë. Vitin e kaluar kemi pasur pjesëmarrje të regjimentit tonë për operacione speciale në stërvitje në Gjermani, por marrim pjesën edhe në stërvitjen më të madhe ushtarake “Anakonda” theksoi Jolevski.

Theksoi se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes është në nivel të lartë dhe se Ministria do të vazhdojë t’i përforcojë me trajnime dhe pajisje jo vetëm rOS, por edhe njësitet tjera të ARM-së.

Stërvitja, sipas ambasadorit Bejli është rezultat i trajnimit trilateral nga ana e njësiteve speciale amerikane nga komanda evropiane. Kjo stërvitje, tha ai është e para nga tre trajnimet tjera që do të zbatohen gjatë vitit për MPB-n dhe ARM-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button