Ipponi i Kelmendit ndër më të mirët për ditën e parë në Paris (VIDEO)
Federata Ndërkombëtare e Xhudos – IJF ka përzgjedhur fitoret më të mira me Ippon që arritën xhudistët në ditën e parë të Grand Slamit në Paris.
Në mesin e tyre ishte edhe Ipponi i Majlinda Kelmendit ndaj kanadezes Ecaterina Guica, që ishte fitorja e parë për kampionen olimpike në garën e sotme në Paris, transmeton Koha.net.
Ylli kosovar, që sot mori të artën në Paris, e mposhti kanadezen pas vetëm 1 minute.
Kosovës medalje i solli edhe Dsitria Krasniqi, e cila në kategorinë deri 52 kilogramë mori të bronztën.
Më poshtë mund të shikoni disa nga Ipponët më të mirë në ditën e parë të Grand Slamit në Paris.