Pilotet femra të balonave në qiellin e Kapadokya-s (FOTO)

Balonat që përdoren për shëtitjen e mijëra turistëve që vijnë për të shijuar bukuritë natyrore dhe historike të Kapadokya-s drejtohen edhe nga pilotet femra, raporton Anadolu Agency (AA).

Malet me shkëmbinj të butë të formuara para miliona vjetësh si pasojë e llavës vullkanike të rënë nga malet Erxhijes, Hasandagı dhe Gylydag, nën efektin disa shekullorë të erës dhe shirave kanë nxjerrë në pah forma mahnitëse natyrore. Mijëra turistë nga e gjithë bota vijnë për të parë këta shkëmbinj natyrorë me forma, bukuritë e zonës dhe për të njohur historinë.

Pilote femra te balonave (4)

Herët në mëngjes, qielli i Kapadokya-s mbushet me balonat shumë ngjyrëshe të cilat transportojnë qindra mijëra turistë nga e gjithë bota. Ndërsa ajo që bie në sy është se këto balona përdoren edhe nga pilote femra.

Kapadokya njihet si një nga zonat më të përshtatshme në botë për shëtitjet me balona. Në këtë rajon operojnë 25 kompani, ndërsa nga rreth 150 pilotë, janë edhe 7 femra.

Ashtu sikurse edhe kolegët e tyre, pilotet femra ngrihen herët në orët e para të ditës për të bërë përgatitjet për fluturimin. Ekipet ndihmëse përgatisin balonën, ndërsa pilotet bëjnë kontrollet e fundit dhe nisin ngritjen mbi hapësirat shkëmbore që iu ngjajnë oxhaqeve.

Pilote femra te balonave (3)

“Ndjekja e lindjes së diellit në ajër është e papërshkrueshme”

Meltem Özdem, pilotja 26-vjeçare e cila prej 2 vitesh ushtron këtë profesion, thotë se ndodhet rastësisht aty pasi dëshira e saj ishte të bëhej pilote avioni. Ajo tregon se duke kërkuar shkollë pilotimi mundi të vijë në atë të Kapadokya-s dhe pas përfundimit të studimeve punon si pilote balone në këtë rajon.

Duke vënë në dukje se pilotimi i balonave është një nga profesionet më të mira për femrat, Özdem në vijim shton: “Është një profesion që duhet të zgjidhet nga femrat. Ngrihesh herët në mëngjes dhe pas një ore fluturimi, e gjithë dita të mbetet ty”.

Pilote femra te balonave (2)

“Pilotimi i balonave bëhet në një zonë të caktuar”

Ndërsa Sabire Baltacı, e cila prej 6 vitesh piloton balonë në qiellin e Kapadokya-s, thotë se u sugjeron femrave të merën me një profesion të tillë.

Balcı thotë se është bërë pilote në saje të një kursi një vjeçar. “Pilotimi i balonave bëhet në një zonë të caktuar. Mendova se do të ishte një profesion i mirë për të ardhmen time dhe e vazhdova”, thotë ajo.

Pilote femra te balonave (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button