EVN reagon pas protestës, fton organizatorët e protestave në takim

Këshilli i qytetit të Tetovës kundër EVN-së dje dorëzoi disa kërkesa tek kompania që menaxhon me energjinë elektrike në Maqedoni, EVN. Një ndër kërkesat ishte edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike. Nga EVN-Maqedoni sot reaguan duke e thirrur kryesinë e Këshillit të qytetit të Tetovës në bisedë. Takimi do të zhvillohet në Shkup, në ora 15:00 tek hapësirat e EVN-Maqedoni, njofton TV 21.

“Pas dorëzimit të kërkesave tona me shkrim dje deri tek EVN-në Tetovë, ata reaguan dhe u paraqitën tek ne duke e lënë një takim për ditën e hënë në orën 15 në zyrat e EVN-së në Shkup.  Atje do të takohemi me shpresë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe se do të zgjidhim problemet që I qytetarët e Republikës së Maqedonisë“, tha Blerim Fejzulli, Anëtarë i Këshillit të qytetit të Tetovës kundër EVN-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button