Peshonte 500 kilogramë, si u transportua gruaja me peshën më të madhe në botë?!

Kreu i linjës kombëtare ajrore në Egjipt, Egyptair, në një deklaratë për mediat, tha se kompania e tij ka transportuar një grua që peshonte 500 kilogramë me një avion mallrash në Indi për t’iu nënshtruar një sërë operacioneve.

Mediat egjiptiane shkruajnë se 36-vjeçarja Abdel-Atti është gruaja me peshën më të madhe në botë dhe për 25 vjet me radhë nuk ka lëvizur nga shtëpia.

Safwat Masalam (kreu i Egyptair), tha se Abdel-Atti ka lënë aeroportin Borg al-Arab ditën e premte, më 10 shkurt. Piloti Bassem Gohar, një zyrtar i kompanisë, tha se kompania ka përdorur vinça për të transportuar 36-vjeçaren nga makina në aeroplan.

Rasti i Abdel-Atti është bërë publik pak kohë më parë, pasi mjeku Muff Lakdawala, përmes një mesazhi në në llogarinë e tij në Twitter, ka kërkuar që Ministria e Jashtme vendëse t’i sigurojë asaj një vizë mjekësore.

Portalet e lajmeve raportouan se Abdel-Atti i bëri thirrje edhe Presidentit egjiptian për të siguruar një trajtim mjekësor në kushtet e saj të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button