Lajme të çuditshme nga Elvana, shet biznesin pak kohë pas promovimit

Elvana Gjata vazhdon të mos flasë, por kjo nuk do të thotë që mediat do heshtin. Pikërisht sot, është mësuar që këngëtarja e njohur ka shitur biznesin e saj të fustaneve, të cilin e promovoi vetëm pak muaj më parë, me darkën private më publike të Shqipërisë. Nëse nuk po ju kujtohet, është pikërisht ajo darkë kur u përhap lajmi i rremë që Elvana ishte shtatzënë. Në të vërtetë dikush ishte shtatzënë në atë mbrëmje, por ajo ishte Tuna…

Elvana e hapi këtë biznes në bashkëpunim me stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti dhe u mendua që fusha e biznesit në Tiranë, po e intrigonte këngëtaren, por mesa duket ajo po largohet nga kjo sipërmarrje. Sipas dokumentave të depozituata në QKR, faksimile të të cilave po i publikon edhe “Panorama”, mësohet se Elvana pak ditë më parë e ka shitur këtë biznes dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve të saj, por 100% të aksioneve.

Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKR-së, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë zyrtarisht pronare e këtij biznesi në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shtija e kuotave te një zonjë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje. Meqenëse Elvana nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat, mediat po përpiqen të sigurojmë informacione nga të tjerë.

Disa nga shpjegimet që kanë marrë në këtë rast, është se Elvanës i duhet të heqë dorë nga çdo lloj biznesi tjetër, nëse do t’i përkushtohet një karriere ndërkombëtare. Pak dite me pare ajo u pa te ndante komente dhe foto me dy producentw shume te njohur amerikane.

Megjithatw ky nuk mjafton si arsyetim, Elvana ka aksione edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.

Një tjetër version që japin të afërm të saj, gjithmonë sipas mediave, është se Elvana ka nisur një histori me një partner shumë të pasur dhe mbase biznesi i fustaneve mund të jetë diçka modeste në krahasim me ambiciet dhe mundësitë më të mëdha që mund të ketë në këto momente. Gjithsesi, të gjitha këto mbeten hipoteza për aq kohë sa vetë këngëtarja nuk jep shpjegime se cila ka qenë arsyeja që e ka bërë të heqë dorë nga një biznes, të cilin e reklamoi fuqishëm vetëm pak kohë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button