LSDM: Qeveria e re do të ndërtojë rrugë moderne

Maqedonia do të fitojë autostrada bashkëkohore të sigurta evropiane. Këtë do ta mundësojë qeveria e re përgjegjëse e qytetarëve të Maqedonisë, theksohet në reagimin me shkrim të LSDM-së ndaj konferencës së sotme për media të Bojan Stojanovskit nga VMRO-DPMNE.

“Qytetarët e dinë se në Planin për jetë, LSDM-ja u zotua për investime prej 600 milionë euro në dy vitet e para për ndërtimin e rrugëve dhe kjo është një nga shkaqet pse shumica më e madhe e qytetarëve zgjodhën ndryshime. Dëgjuan qytetarët nga projekti ‘E vërteta për Maqedoninë’ si personalisht Gruevski me Janakieskin kanë dakorduar provizion kriminel prej 25 milionë euro për ndërtimin e vetëm një autostrade. Qytetarët nuk duan më jetët e tyre të jenë pengje të autoriteteve kriminele për tender interesa. Vjen kohë e re, e politikanëve përgjegjës dhe politikave reale që do të kontribuojnë për jetë cilësore në Maqedoni”, qëndron në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button