LSDM: Vauçerë energjetikë për rrymë dhe ngrohje

LSDM-ja sot në kumtesë me shkrim deri te mediat njofton se “që në gjashtë muajt e parë nga formimi i qeverisë së re do t’i përkushtohet luftës kundër varfërisë së madhe”.

“Që asnjëherë më të mos përsëriten fotografitë e qytetarëve të ngrirë në shtëpitë e ftohta, familjet më të rrezikuara do të marrin vauçerë energjetikë. Me vauçerët energjetikë, këto familje do të mund t’i paguajnë llogaritë për energji elektrike dhe ngrohëse. Vauçerë energjetikë do të thotë se shteti mbulon një pjesë të harxhimeve për rrymë dhe ngrohje, për gaz natyror ose drunj për ngrohje. Vauçerët do të jenë të qasshëm për qytetarët të cilët do të përfshihen me Ligjin e ri për varfëri energjetike”, thuhet në kumtesë.

Nga partia paralajmërojnë edhe thjeshtëzim të procedurave për marrjen e së drejtës për shfrytëzimin e kësaj mase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button