Basha me të rinjtë: Në Shqipëri po sundon një sistem që vret shpresën

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD, në selinë Blu. Teksa u uroi atyre mirëseardhjen, në atë që e quajti shtëpia e lirisë, Basha deklaroi se sot vendi është kthyer në një kaos ku papunësia dhe varfëri rriten dita-ditës. Sipas tij, Shqiptarët po largohen sepse u është vrarë shpresa nga sistemi qeverisës në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli përpara të rinjve demokratë për një Shqipëri të shkatërruar dhe të varfër. Kjo, sipas kryeopozitarit, vjen si pasojë e sundimit të sistemit që vret shpresën, transmeton Oranews.tv.

Basha: Shumica e rinisë e ka mendjen të largohet, në vend që të qëndrojnë dhe të luftojnë, sepse, sistemi që sot sundon Shqipërinë, është sistemi që vret shpresat dhe mundësitë tuaja, në vend se t’i nxisë ato.
Platforma e PD, tha Basha është të ndalë të keqen teksa ftoi të rinjtë që të mos e braktisin vendin, por të rikthehen ashtu sic bëri vajza e Azem Hajdarit, e cila pas mbarimit të studimeve në SHBA, i është bashkuar partisë Demokratike.

Basha: Qëllimi i gjithë kësaj, është që të ndalë këtë të keqe. Të ndalë largimin e rinisë nga vendi e të fillojë rikthimin edhe të atyre mijëra të rinjve që janë larguar apo që përfundojnë shkollën jashtë vendit. Sic kemi këtu, Rudia Hajdarin studente e shkëlqyer në SHBA, më pas stazhiere e më pas e punësuar në Kongresin Amerikan. Vajza e Azem Hajdarit, sot rikthehet në Shqipëri, sepse ka shpresë ka besim dhe vendosmërinë për të luftuar për një të nesërme më të mirë që vjen përmes lirisë.

Basha ftoi të rinjtë që t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit për të marrë në dorë fatet e vendit.
Basha: Ndaj me 18 shkurt ne do të ushtrojmë të drejtën tonë më fisnike, të drejtën si qytetarë. Tani që hapësira institucionale për zgjidhje është bërë zero, fatin do ta marrin në dorë qytetarët. Në 18 shkurt, do të ngrihemi të gjithë për ti treguar sa shumë jemi, sa shumë jemi ne. Jo vetem ne demokratët por ne shqiptarët që kemi respekt për veten tonë, që kemi respekt për njëri-tjetrin, që nuk e kosniderojmë popullin shqiptar dele dhe që nuk pranojmë zgjedhje të kapura, të prishura, të vjedhura nga politikanët e korruptuar dhe kriminelet e lidhur me ta.
Lideri i opozitës paralajmëroi se nuk do të lejojë vjedhjen e zgjedhjeve nga mazhoranca, e cila sipas tij e ka skenarin për të manipuluar procesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button