Legjenda e futbollit, Maradona, do e marrë rolin e ambasadorit të FIFA-s

Legjenda e futbollit nga Argjentina, Diego Maradona, do e marr rolin e ambasadorit të FIFA-s, raporton Reuters njoftimin e organizatës botërore të futbollit të dërguar mediave të premtën, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Me këtë shpallje, futbollisti i njohur do të ketë rol të rëndësishëm në aktivitetet e FIFA-s për të “promovuar këtë lloj të sportit në tërë globin”.

56 vjeçari, Maradona do të jetë i përfshirë në “zhvillimin e projekteve relevante”, njofton FIFA.

Një ditë më parë Maradona e konfirmoj vet këtë rol në organizatën botërore të futbollit të cilën e cilësoj si “të pastër dhe transparente”, nën udhëheqjen e presidentit të ri, Gianni Infantino.

Maradona e ka kundërshtuar presidentin e mëparshëm të FIFA-s, Sepp Blatter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button