Muri mes SHBA-së dhe Meksikës do të kushtojë 21,6 miliard euro

Muri në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës do të kushtojë 21,6 miliardë dollarë, ndërsa për ndërtimin e tij do të nevojiten rreth 3,5 vite. Ajo thuhet në raportin e brendshëm  të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme.

Shuma e potencuar është mbi shumën e parë të treguar nga presidenti Donald Tramp – 12 miliardë dollarë gjatë fushatës presidenciale.

Pritet raporti të prezantohet nga ministri i Sigurisë së Brendshme Xhon Keli në ditët në vijim”, lajmërojnë mediat amerikane të cilat kanë shqyrtuar dokumentin.

Analizat janë se deri në fund të vitit 2020 të ndërtohen rreth 2.000 km nga muri. Deri tani me rrethojë mbrojtëse janë “mbuluar” 1.046 km të kufirit. Tramp nënshkroi dekret për ndërtimin e murit më 25 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button