Kryqi i Kuq e ndërpreu punën në Afganistan

Kryqi i Kuq ndërkombëtar e ndërpreu punën në Afganistan, pasi gjashtë punëtorë të tij lokal u vranë në provincën veriore Xhuzxhan, theksoi përfaqësuesi i organizatës Tomas Glas, i cili e udhëheqë sektorin për lidhje të Kryqit të Kuq në Kabul.

Gjashtë punëtorë dje u vranë nga një burrë i armatosur në qarkun Kushtepa. Ata kanë dorëzuar sanë për bagëtinë e bujqve lokalë pas reshjeve të mëdha të borës. Janë zhdukur edhe dy punëtorë.

“Vendosëm ta ndërpresim punën në Afganistan. Nuk e kemi për qëllim t’i lëmë afganët, këtu jemi 30 vjet, por na duhet kohë t’i analizojmë pasojat nga sulmi ndaj veprimtarisë tonë”, theksoi Glas.

Agjencia humanitare e vlerësoi vrasjen e djeshme të gjashtë punëtorëve si “akt të mjerë”

Pohimet se është involvuar Shteti Islamik janë dyshimta, sepse nuk është konfirmuar prezencë e grupit aq larg nga Nanagarhari lindor, Kunar dhe bastioni i tij i vogël në Kabul, theksuan autoritetet afgane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button