Erdogan në Ankara bisedoi me drejtorin e CIA-s

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara u takua me drejtorin e CIA-s, Majk Pompeo, i cili paraprakisht sot mbërriti për vizitë zyrtare në Turqi, njofton agjencia Anadolia.

Erdogan e priti shefin e agjencisë amerikane të zbulimit në pallatin presidencial në Ankara, saktëson agjencia, duke iu referuar burimeve nga kabineti i tij.

Pompeo paraprakisht sot u takua edhe me kolegun e tij turk, Hakan Fidan, shefin e shërbimit të zbulimit turk MIT, transmetuan mediat amerikane, duke e cituar kabinetin e Erdognit. Fidan ka marrë pjesë edhe në takimin që ka pasuar në pallatin presidencial.

Bisedimet në kryeqytetin turk me siguri do t’i përfshijnë edhe planet për operacion eventual për marrje të Rakës, konfirmimi i Shtetit Islamik në Siri, i cituar nga mediat amerikane.

Vizita e Pompeo jen pas bisedës telefonike prej par dy ditësh midis presidentëve të së dy vendeve. Kjo është vizita e parë në një vend të huaj i Pompeos, pasi muajin e kaluar e mori funksionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button