LSDM kërkon shkollë të re në Vizbeg

Këshilltarja e LSDM-së në komunën e Butelit Nikolina Nolevska sot theksoi se nxënësit në Vizbeg meritojnë të mësojnë në një shkollë bashkëkohore dhe moderne.

“Për prindërit e lagjes Vizbeg ku ka 3.000 banorë dhe për nxënësit, shkuarja në shkollë është ankth i vërtetë. Objekti shkollor është në gjendje katastrofike. Mësimin e ndjekin vetëm 10 nxënës në një paralele të kombinuar. Fëmijët e tjerë janë të lodhur të ecin në këmbë me kilometra deri te komunat fqinje”, tha Nolevska.

Ajo përkujtoi se në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2013, VMRO-DPMNE ka premtuar ndërtimin e një shkolle të re fillore në Vizbeg, me afat për ndërtim deri në qershor të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button