Tramp dhe Erdogan përmes telefonit kanë biseduar për luftën kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan në bisedën e parë telefonike biseduan për angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Tramp ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Turqinë si partner dhe aleat strategjik të NATO-s. Presidenti i SHBA-së e ka përshëndetur rolin e Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Paraprakisht edhe zyra e Erdoganit kumtoi për bisedën telefonike midis dy liderëve, por nuk dha detaje për përmbajtjen e saj.

Gazeta “Dejli sabah” ka theksuar se biseda ka zgjatur 45 minuta dhe ka kaluar në atmosferë pozitive.

Gjatë qeverisjes së Barak Obamës marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së janë tendosur, ndërsa Ankaraja shfaqi brengosje nga refuzimi i SHBA-së për ta ekstraduar predikuesin mysliman Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa të cilin autoritetet turke e akuzojnë se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Përveç kësaj Turqia ishte e mllefosur nga fakti se SHBA-ja i mbështet milicitë siriane kurde, të cilat luftojnë kundër SHI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button