Tragjedi në Tetovë, gjendet i varur një 37 vjeçar

Një 37 vjeçarë me iniciale I.A nga fshati Merovë të hënën, rreth orës 11.20 minuta, është gjetur i varur në dru në afërsi të fshatit Merovë, ku ka qenë e parkuar edhe vetura e tij. 37-vjeçarin të varur e ka gjetur një familjarë i afërt i tij.

Prokurori publik, një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë si dhe një mjek nga mjekësia mjeko-ligjore, kanë kryer ekspertizë të kompletuar në vendngjarje ku është foto-dokumentuar vendi dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pa jetë i I.A. është dorëzuar për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë.

Ndryshe, sipas policisë së Tetovës në rajonin e Pollogut, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 11 vetëvrasje, apo tre më shumë se në vitin 2015. “Pesë prej 11 vetëvrasjeve të vitit të kaluar janë kryer në qytet dhe gjashtë në fshatra. Numri më i madh u tyre (7) janë kryer me varje, dy me përdorim të armës së zjarrit, kurse të tjerat në mënyra të ndryshme. Janë vetëvrarë 10 meshkuj dhe një femër, kryesisht kanë qenë mbi moshën 30 vjeçare. Shkaqet më të shpeshta të vetëvrasjeve kanë qenë devijimit psikike, sëmundje të ndryshme, ndërsa disa raste të vetëvrasjeve akoma nuk janë zbardhur”, njoftojnë nga Policia e Tetovës.

Krahas vetëvrasjeve po ashtu janë regjistruar edhe 20 tentime për vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button