Grubi: Nuk shoh arsye pse LSDM mos ta pranojë Platformën shqiptare

LSDM-ja dhe BDI-ja, pas takimit të djeshëm, vazhdojnë me konsultime brenda organeve të tyre partiake për të konkretizuar pozitat e tyre. Partitë nuk konfirmojnë kur do të jetë takimi i radhës mes tyre. Shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi për emisionin 200 ne Alsat deklaroi se nëse LSDM-ja pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe konkretisht kushtin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për formimin e koalicionit.

“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë. A mendoni atëherë se negociatat mund të përfundojnë shpejtë në qoftë se ka një frymë të tillë? Në qoftë se ka frymë konstruktive dhe në qoftë se ka gatishmëri për t’i reflektuar këto nevoja, po, absolutisht po”,  tha Artan Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button