Janë ndarë 95 bursa në konkursin e parë për studentët e matematikës, fizikës dhe kimisë

Njëzet e pesë studentë në studime deridiplomike për matematikë, kimi dhe fizikë do të marrin nga 18.000 denarë në muaj në nëntë muajt e vitit akademik 2016/2017. Ata i kanë përmbushur kushtet në konkursin e parë për këtë lloj bursash, të cilin Ministria e Arsimit Shkencës e shpalli vitin e kaluar që ta stimulojë arsimin në këto fusha për të cilat kuadrot janë deficitare dhe për të ka nevojë në tregun e punës.

Prej 95 bursave të ndara, 38 janë për studentë të regjistruar në programet studimore në matematikë, 29 në kimi dhe 28 për ata që studiojnë fizikë. Vlera e përgjithshme e cila do t’u paguhet shfrytëzuesve të këtij lloji të bursave është pothuajse 15,4 milionë denarë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski është i kënaqur nga interesi i madh i studentëve të cilët janë paraqitur për bursat. Sipas konkursit ishin paraparë gjithsej 105 bursa për studentë nga universitetet shtetërore dhe private, prej të cilëve 70 për pjesëtarët e përkatësisë maqedonase dhe 35 për bashkësitë pakicë në Maqedoni, ndërsa suksesi i nevojshëm minimal mesatar në vitet paraprake studimore të kandidatit duhet të jetë 7 në përputhje me institucionin arsimor.

Ristovski në këtë konferencë për media theksoi se ky lloj i mbështetjes financiare është nisur nga nevoja reale për këtë kuadro jashtëzakonisht deficitar në tregun e punës në Maqedoni dhe se qëllimi është të mbështeten studentët të cilët veçmë studiojnë në këto tre katedra, por edhe t’i stimulohen gjeneratat e ardhshme gjatë zgjedhjes së arsimit të mëtejmë.

Theksoi edhe se për dallim  nga vitit 2005, kur studentët kanë pasur qasje vetëm në disa lloje bursash me buxhet të përgjithshme prej 235 milionë denarë, MASH sot ofron më shumë se 40 lloje të ndryshme të bursave dhe se buxheti për ata është rritur trefish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button