97 kompanit amerikane iniciativë ligjore kundër ndalimit të vizave

Mësohet se 97 kompani amerikane kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore kundër zbatimit të vizave dhe ndalesës së hyrjes në vend, pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur për 7 vendet islame raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar edhe nga drejtuesit e kompanive të mëdha amerikane si Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix, pretendohet se ndalesa për vizat e vendosur nga Trump është në shkelje të ligjeve të migracionit në vend dhe të kushtetutës së SHBA-ve.

Në deklaratë vihet në dukje se dekreti i Trumpit ka krijuar ndryshime të menjëhershme në ligjet amerikane dhe se mund të dëmtojë seriozisht kompanitë amerikane.

Deklarata e nënshkruar nga drejtuesit e kompanive, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të rajonit numër 9 në San Francisko.

Ekspertët duke tërhequr vëmendjen se kjo iniciativë ligjore nuk është një padi e hapur kundër Trumpit, kanë theksuar se drejtuesit e kompanive kanë kërkuar që deklarata e nënshkruar të merret në konsideratë nga Gjykata e Apelit.

Rikujtojmë se prokurori federal James Robart i qytetit Seatle në Washington, të premten e kaluar kishte pezulluar ndalesën e vizave të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte bërë ankimim në Gjykatën e Apelit të San Franciscos për rivendosjen në zbatim të kësaj ndalese, por gjykata për çështjen në fjalë mëngjesin e të dielës kishte refuzuar kërkesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button