MPB: Të mos spekulohet me emra derisa zgjat hetimi për armën e gjetur në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme pasdite apeloi derisa zgjat hetimi që të mos spekulohet me emra dhe adresa për rastin me armët e gjetura në hapësirat e bodrumeve në lagjen Çair të Shkupit.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin se me orientim të Prokurorit publik punohet në zbardhjen e rastit me municionin e gjetur, bombat artizanale dhe granatat minahedhëse në hapësirat e bodrumeve në një objekt banimi në lagjen Çair të Shkupit.

Nga MPB theksojnë se pas zbardhjes së rastit, opinioni do të informohet për të gjitha hollësitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button