“Izraeli e kaloi linjën e kuqe të ngushtë”

Ligji i ri izraelit që mundëson legalizim retroaktiv të rreth 4.000 shtëpive të ardhacakëve hebraikë, të ndërtuara në pronësi private të palestinezëve, e kalon “linjën e kuqe të ngushtë”, deklaroi sot përfaqësuesi i KB-së për Lindjen e Afërt, Nikollaj Mlladenov dhe shtoi se ky ligj paraqet “precedent shumë serioz”, transmetojnë mediat franceze.

“Kjo është hera e parë që Kneseti (Parlamenti izraelit) të legalizojë vend të okupuar palestinez, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronë private. Kjo e kalon linjën shumë të hollë të kuqe”, tha Mlladenov.

Sipas tij, ligji e hap mundësinë për aneksim të tërësishëm të Bregut Perëndimor, me ç’rast minohet “zgjidhja dyshtetërore” dhe shtoi se me miratim të ligjit rritet edhe mundësia që Izraeli të nxirret para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në çka paralajmëronte edhe prokuroria shtetërore izraelite.

Njëkohësisht, Mlladenov bëri thirrje edhe për dënim të fuqishëm ndërkombëtar të legalizimit, por refuzoi t’a kritikojë SHBA-në pasi administrata e Donald Trampit refuzoi ta komentojë këtë.

“Dukshëm na duhen konsultime, kjo është, megjithatë, administratë e re e cila sapo fillon me punë dhe do t’i duhet edhe kohë edhe hapësirë që ta konfirmojë politikën e saj”, tha Mlladenov.

Izraeli mbrëmë e miratoi ligjin për legalizim retroaktiv të rreth 4.000 shtëpive të të shpërngulurve hebraikë të ndërtuara në pronësi private të palestinezëve, i cili paralajmërim shkaktoi shqetësim të bashkësisë ndërkombëtare dhe hidhërim tek palestinezët.

Pritjet janë se ligji do të kontestohet para Gjykatës Supreme të Izraelit, si dhe se duhet të hasë në pengesa të shumta juridike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button