Ibrahimi: Qeveria do të vendosë nëse do të vazhdojë afati për vendosje të përkohshme të personave, shtëpitë e të cilëve u vërshuan

Qeveria në mbledhjen e ardhshme me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i cili do tpë bazohet në raportet e ekipeve të Qendrës për punë sociale, do të sjellë vendim nëse dhe për kur do të vazhdohet afati për vendosje në “Seniç” dhe “Partenie Zografski” të personave të cilëve u janë vërshuar dhe dëmtuar shtëpitë.

“Dërguam ekipe nga Qendra për punë sociale të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të konstatojnë se cilët nga personat kanë kushte për kthim, cilët jo, kështu që do të parashtrojmë propozim në Qeveri dhe ajo të vendosë çka më tutje. Por, qëllimi ynë nuk është t’i lëmë njerëzit në rrugë sepse një numër i madh i tyre kanë marrë kompensim, përkatësisht dëmshpërblim, ndërkaq ende nuk kanë ndërmarrë kurfarë hapi në pjesën e rregullimit të kushteve. Megjithatë, ia lëmë Qeverisë të vendosë nëse dhe deri kur do ta vazhdojë afatin për vendosje në “Seniç” dhe “partenie Zografski””, deklaroi minsitri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi duke u përjgigjur në pyetjen e gazetarëve, duke shtuar se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot ose nesër.

Shtoi se ata që tashmë kanë kushte , do të duhet të kthehen, ndërsa ata të cilët nuk kanë, siç tha, MPPS do të inicojë, përkatësisht do të japë propozim në Qeveri për prolongimin e qëndrimit të tyre në objektet ku janë të vendosur.

Pas vërshimeve në gusht të vitit të kaluar, Qeveria vendosi që personat të cilët nuk patën kushte të mbesin në shtëpitë e tyre, të vendosen në objekte të caktuara jo më gjatë se 180 ditë, ndërsa të dëmtuarit patën mundësi të aplikojnë për mjete nga shteti për sanim të dëmeve në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button