51 kg kanabis nga Spanja në Francë, dënohet shqiptari

Një gjykatë në Francë ka dënuar me burgim një shtetas shqiptar, pasi u kap me drogë.

Sipas mediave franceze, 47­ vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dënuar me 4 vjet burgim.

Gjithashtu shqiptari ka marrë edhe një gjobë prej 538 mijë euro. Ndërkohë arrestimi i shqiptarit u krye pasditen e së premtes në zonën Severac le Chateau, pas një pike kontrolli rutinë të policisë franceze, shkruan gazeta Shekulli.

Kjo e fundit ka deklaruar se në makinën e shqiptarit u gjetën 51 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas hetimeve të para thuhet se droga vinte nga Spanja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button