Nga nëna e dy binjakëve: “Bir i dashur, më fal qё kam vetëm një përqafim”

Sa herё qё jam ulur nё gjunj dhe kam hapur krahёt e mi pёr t’ju pёrqafuar tё dyve, e di qё nё atё moment asnjёri prej jush nuk ka marrё tё gjithё dashurinё time. As nё rastet kur ju shikoj duke luajtur. As nё ato raste nuk kushtoj tё gjithё vёmendjen tek ty, vetёm tek ty. Edhe kur ti qan dhe mё lutesh qё tё tё marr nё krah, por krahёt i kam tё zёnё me vёllain ose motrёn tёnde, pёrsёri ndihem keq qё nuk kam njё palё krah tё tjerё, pёr tё tё ngritur vetёm ty. Binjakёt e mij, edhe kur ju ushqej, kujdesi im ndahet nё dysh. Megjithatё vazhdoj tё lexoj nё internet qё kur ke fёmijё binjakё dashuria shumёzohet, nuk pjestohet.

Por, kujdesi, koha, pёrqendrimi, dёshira pёr lojё, pёrqafimet, tё gjitha kёto do s’do pjestohen.

Pastaj fillon zё vend keqardhja, sepse ka raste qё edhe pseunё vendos t’i ndaj gjёrat nё mёnyrё tё barabartё, njeri ka nevojё mё shumё se tjetri. Dhe kjo nuk ёshtё aq e thjeshtё, sepse kur ke binjakё nevojat nё shumicёn e rasteve janё njёkohёsisht tё njёjtat. Nuk ёshtё njёsoj si tё kesh dy fёmijё nё mosha tё ndryshme. Kёtu bёhet fjalё pёr nevoja. Nevoja qё kur shfaqen tё bёjnё tё lutesh tё kishe edhe dy duar tё tjera, jo pёr tё kapur situatёn nё tё njёjtin moment, por pёr tё mos i bёrё padrejtёsi asnjёrit prej tё dyve.

Tё gjitha kёto mendime nuk rreshtin nё mendje dhe zemёr.

Por tё paktёn jam e qetё sepse e di qё njё nga gjёrat pozitive qё do tё dalё nga e gjithё kjo ёshtё qё ju do tё mёsoni shumё shpejt tё ndani çdo gjё me tё tjerёt. Do tё mёsoni tё presin, tё keni besim dhe tё dini se edhe nёse diçka mund tё vonohet pёr t’u realizuar, herёt ose vonё do tё realizohet. Gjithashtu do tё jeni mё pak xhelozё, do bashkёjetoni shumё mirё me tё tjerёt, sidomos me fёmijёt.

Dhe tё gjitha kёto sepse kodi tonё ёshtё i pёrbashkёt: Kur ke binjakё dashuria shumёzohet, nuk pjestohet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button