Xhamitë në Britani hapin dyert për jomuslimanët

Mbi 150 xhami në Britani të Madhe kanë hapur të dielën dyert për vizitorët jomuslimanë në mënyrë që të promovojnë të kuptuarit më të mirë të Islamit dhe të muslimanëve në përgjithësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra njerëz vizituan xhaminë në Finsbury Park të Londrës, që është vetëm njëra nga xhamitë e shumta ku muslimatët kryejnë adhurimet e tyre, ndërkohë që vizitorëve iu dhanë materiale të ndryshme siç janë fletushkat, CD dhe librat të cilët sqarojnë fenë islame.

Lideri i partisë Laburiste, Jeremy Corbyn ishte në mesin e personave që vizituan eventin e tretë me radhë “Visit My Mosque Day” ( vizito xhaminë time) ku u shfaq bashkë me sekretaren e Jashtme, Emily Thornberry, të partisë së tij.

Në një prononcim të tij në xhami, Corbyn nënvizoi rëndësinë e paqes në komunitete. “Në javët e kaluara në disa pjesë të botës është përdorur një fjalor i keq. Gjuha e tmerrshme gjeneron veprime të tmerrshme të cilat rezultojnë me vdekje të njerëzve të pafajshëm siç ndodhi në Quebec”, tha Corbyn, duke folur edhe për sulmin mbi xhaminë javën e kaluar ku mbetën të vrarë gjashtë besimtarë muslimanë.

Duke kritikuar ndalimin e administratës së Trumpit për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane, të cilin e quajti si përçarës dhe diskriminues Corbyn tha se Trump ka nevojë për më shumë mirëkuptim.

“Do ti dërgoj një mesazh shumë të butë njeriut përtej Atlantikut që duket të jetë në nevojë për mesazhe të buta dhe me më shumë mirëkuptim: Pirja e çajit bashkë, është shumë më efektiv se sa derdhja e çimentos për të ndërtuar mure për të mbajtur njerëzit larg nga njëri-tjetri”, shtoi më tej ai.

Vizitorët kaluan çaste të këndshme duke pirë çaj me biskota, ndërkohë që një i ri dhe një e re përgjigjeshin pyetjeve të vizitorëve për xhaminë dhe Islamin.

Britanikja, Louise Duggan tha se viziton një xhami për herë të parë, për të shtuar se përvoja ka qenë shumë e dobishme. “Është me rëndësi që në këtë kohë të shfaqim solidarizimin tonë me muslimanët”, tha ajo.

Mohammed Kozbar në cilësi të kryetarit të xhamisë, tha për AA se ky event mbahet për të tetin vit radhazi. “Është e rëndësishme që të angazhohemi pozitivisht me komunitetin për të treguar se xhamitë nuk janë vetëm për lutje, por se është edhe një qendër e komunitetit”, tha ai.

Organizator i fushatës “Visit My Mosque Day” është Këshilli Musliman i Britanisë i cili sqaron se e njëjta paraqet një platformë të muslimanëve për të depërtuar te bashkëkombësit britanik në mënyrë që tu shpjegohet besimi që kanë, larg nga titujt negativ të mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button