KB bën thirrje që Izraeli ta anulojë votimin për ligjin për lagjet hebraike në territoret palestineze

Koordinuesi i Kombeve të Bashkuara për procesin paqësor të Lindjes së Afërt, Nikollaj Mlladenov i bëri thirrje Parlamentit izraelit që ta anulojë votimin e sotëm për propozim-ligjin për ligjshmërinë e lagjeve hebraike në territoret palestineze.

“Nëse kjo bëhet ligj, do të ketë pasoja mjaft serioze juridike për Izraelin dhe në masë të madhe do të ulen mundësitë për paqen arabo-izraelite”, theksoi Mlladenov.

Ai theksoi se qëndrim të tillë nuk ka vetëm komuniteti ndërkombëtar por edhe kryeprokurori izraelit, Avishaj Mandelbit, i cili për propozim-ligjin deklaroi se është jokushtetues.

Propozim-ligji për të cilin pritet tëvotohet në Knesetin izraelit ka të bëjë me 4.000 shtëpi të ndërtuara në mënyrë joligjore në territorin palestinez. Propozohet që në vend të dislocimit të shtëpive, pronarët e tokave të dëmshpërblehen me tokë tjetër apo t’u paguhen para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button