Ky është fluturimi më i gjatë në botë, mbi 17 orë, ka ku shkoi

Avioni Boing 777 i Qatar Airways, pas 16 orësh dhe 23 minutash ka ateruar në Auckland të Zelandës së Re, duke u realizuar fluturimi më i gjatë komercial në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qatar Airways njoftoi përmes rrjeteve sociale se udhëtarët të cilët kishin hipur në avionin e tyre në Doha kaluan përmes dhjetë zonave të ndryshme kohore duke përshkruar një rrugë të gjatë 14.535 kilometra.

Avioni ateroi në orën 07:25 sipas orës lokale, ndërsa për udhëtarët dhe ekuipazhin që përbëhej nga 20 persona, nga të cilët katër pilotë ishte përgatitur një pritje e veçantë në aeroportin në Auckland.

Ministri për Tregtisë i Zelandë së Re, Todd McClay është i mendimit se kjo vijë ajrore do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e tregtisë dhe turizmit mes dy shteteve.

Avioni sot pritet të niset nga Auckland për në Doha. Supozohet se fluturimi për shkak të rrymave të ajrit do të zgjasë 17 orë e 30 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button