Sot, Dita Ndërkombëtare e Nutella-s, çfarë duhet të dini për fëmijët

Sot është Dita Ndërkombëtare e Nutella-s, ushqimi i preferuar sidomos për fëmijët, por edhe të rriturit. Mëngjesi me Nutella është më i zakonshmi në të gjithë botën, me gjithë këshillat e vazhdueshme të specialistëve. Po çfarë duhet të dini për çokollatën e ëmbël me lajthi? Pse nuk duhet ta konsumoni shpesh atë?

Një kavanoz Nutella përmban 67 për qind yndyrë dhe sheqer të përpunuar. Dy lugë gjelle (37 gram) Nutella përmbajnë 200 kalori, 11 gramë yndyrë, 3.5 nga të cilat janë të ngopura, dhe 21 gramë sheqer. Po kështu, lajthitë që përmban Nutella ia shtojnë kaloritë me 250 deri 300 kalori, dhe 12 deri në 16 gram yndyrë.

Sipas një fizikani kanadez, Dr. Yoni Freedhoff, ekzistojnë disa arsye pse nuk duhet ta konsumojmë Nutella në mëngjes.

– Kompania e prodhimit Ferrero ka hasur probleme vitin e fundit me konsumatorët për shkak se është akuzuar që përshkrimin e përbërësve nuk e ka të vërtetë.

– Kompania ka humbur tre milionë dollarë nga padia e një nëne në Kalififorni, e cila e akuzoi për shkak të përshkrimit të pasaktë të përmbajtjes.

– Nutella ka më shumë sheqer dhe lajthi sa tregon etiketa.

– Mesatarja me dy lugë gjelle Nutella përmban pesë lajthi, pak qumësht, kakao dhe pesë lugë e gjysmë çaji sheqer.

– Nutella i jep më shumë helme trupit se sa energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button